Klubi madh italian interesohet për Starkoshën

06 prill 2022 | 16:14

Thomas Strakosha ende nuk ka vendosur se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm. Portieri shqiptar nuk e nisi aspak mirë sezonin te Lazio, duke e parë veten më shumë në stol sesa në fushë. Kjo e ka mërzitur “gardianin” shqiptar, që ende nuk ka vendosur se cili do të jetë destinacioni i ri.

“Corriere dello Sport” ka bërë me dije sot se Interi është në kërkim të një portieri, i aftë për të zëvendësuar Handanoviq në mënyrën më të mirë të mundshme.

Një nga emrat që është në listë, përveç Ospinës, është edhe ai i Thomas Strakoshës. Fakti që këta të fundit janë në përfundim të kontratave respektive, kjo shton akoma më shumë mundësitë rreth një transferimi të mundshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 5 prill rreth orës 20:00, patrulla policore e Stacionit…