
Klubi saudit me ofertë marramendëse për Leaon
23 maj 2024
| 16:25
Klubi nga Superliga e Arabisë Saudite, Al Hilal thuhet se është gati të ofrojë të paktën 100 milionë euro për yllin e Milanit, Rafael Leao.
Sipas gazetës portugeze O Jogo, trajneri i Al Hilal, Jorge Jesus dëshiron të ribashkohet me bashkëkombësin e tij Leao, në mënyrë që klubi saudit të jetë gati të bëjë një ofertë zyrtare prej mbi 100 milionë euro.
Gazeta O Jogo pret që Al Hilal të dërgojë një ofertë zyrtare deri në fundjavë dhe babai i Leaos, Antonio, është ngarkuar të negociojë me klubin saudit.