Klubi shqiptar në Gjermani rrezikonte shuarjen, Gubetini dhe Shala bashkojnë forcat për ta shpëtuar
31 maj 2026
| 19:39
FC Kosova Regensburg kaloi një nga momentet më të vështira në historinë e saj. Në një periudhë kur e ardhmja e klubit ishte në pikëpyetje, dy shqiptarë vendosën të marrin përgjegjësinë për ta shpëtuar dhe për t’i dhënë jetë të re këtij simboli të komunitetit tonë. Shqiptar Gubetini dhe Driton Shala nuk morën përsipër thjesht drejtimin e një klubi futbolli; ata morën përsipër ruajtjen e një historie, një identiteti dhe një ëndrre që bashkon shumë sportdashës shqiptarë në Regensburg.
Falë përkushtimit dhe besimit të tyre, FC Kosova Regensburg vazhdon të ecë përpara. Në kohët më të vështira njihen njerëzit që bëjnë diferencën, dhe për këtë klub, ata janë Shqiptar Gubetini dhe Driton Shala.
Respekt për ata që nuk e lanë klubin të shuhet.



