Klubi shqiptar nga Mali i Zi bën një ndryshim të madh, ia lë emrin stadiumit “Arena Besa”

29 qershor 2025 | 22:28

Klubi shqiptar nga Mali i Zi, Deçiqi ka bërë një ndryshim të madh në stadiumin e tij. Klubi nga Tuzi tashmë ia ka ndërruar emrin stadiumit, duke e bërë në gjuhën shqipe.

Sipas pronarit të klubit Pal Dreshaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, tashmë stadiumi do ta ketë emrin “Arena Besa”. Ky klub, para një viti i ndërroi edhe ngjyrat e logos.

Nga bardh e kaltër, Deçiqi u shndërrua në kuq e zi, si ngjyrat e flamurit të Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sinjali ka siguruar identitetin e të dyshuarit që u përfshi…