KMDLNj: Amerikanët nuk e monitorojnë Gjykatën Speciale

03 shtator 2025 | 12:34

Nga 15 shtatori 2025 para Gjykatës Speciale fillon dëshmia e dëshmitarëve që janë ftuar nga mbrojtja e Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit. Mbrojtja e Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit nuk i ka paraqitur GJS asnjë dëshmitarë. Dëshmitarët e mbrojtjes janë kryesisht ndërkombëtarë, bartës të posteve të larta politike dhe ushtarake në kohën e luftës në Kosovë dhe në periudhën e pasluftës. Në opinion doli një informatë se amerikanët do ta monitorojnë GJS e që u mirëprit për faktin se kjo gjykatë ishte krejtësisht jotransparente dhe hermetikisht e mbyllur sidomos për monitoruesit për të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria. Realisht, vetëm Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq nga Gjeneva dhe Avokati i Popullit i Holandës kanë pasur të drejtë të monitorojnë punën e GJS dhe ZPS mirëpo këta janë sjell si “amici curie” apo miq të gjykatës dhe me asgjë nuk janë identifikuar si mbrojtës të drejtave të njeriut të personave të arrestuar, të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës. Nga praktika e gjykatave të tilla kurrë nuk ka pasur gjykata më jotransparente dhe të instrumentaluzuara nga politika.
Si qëndron puna me “monitoruesit” amerikanë? E vërteta është se këta nuk janë monitorues por zyrtarë të shtetit amerikan që do të jenë të pranishëm gjatë dhënies së dëshmisë të dëshmitarëve që janë shtetas amerikanë. Profili profesional i tyre është ose prokurorë, gjykatës apo specialistë juridikë me qëllim të mbrojtjes së sekreteve të shtetit amerikan nëse ato sfidohen para gjykatës gjatë dëshmisë. Në rast të marrjes në pyetje të dëshmitarit nga prokurori, gjykatësi, mbrojtësi i viktimave apo avokati, që paraqet rrezik për zbulim të sekretit shtetëror, zyrtari i pranishëm apo “monitoruesi” kërkon nga dëshmitari që ta ndërpresë dëshminë. Opinioni është keqinformuar për rolin dhe mandatin e zyrtarit të shtetit amerikan apo “monitoruesit” dhe KMDLNj sqaron opinionin se kjo nuk ka fare të bëjë me të akuzuarin aq më pak me monitorim të punës së gjykatës.
KMDLNj e ripohon se kjo gjykatë në mënyrë brutale i ka shkelur të drejtat e njeriut duke diskriminuar pariparueshëm të akuzuarit dhe të dënuarit sikur duke e kompromituar parimin e prezumimit të pafajësisë si njëra ndër shtyllat kryesore për një proces të drejtë, të pavarur gjyqësor dhe të pandikuar nga politika dhe grupet e interesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mehmet Erdogan shpall të humbur ID- Kartelën me nr. J-16/51.