KMDLNj dënon kërcënimin me jetë ndaj Osmanit, kërkon nga policia të veprojë me urgjencë

20 maj 2025 | 15:56

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka dënuar ashpër kërcënimin me jetë ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

KMDLNj-ja përmes një reagimi, ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të trajtojë rastin me urgjencë dhe të arrestojë sa më shpejt autorët.

Ky këshill ka theksuar nevojën për ndëshkim të duhur për të parandaluar raste të ngjashme.

“Përmbajtja e teksti të kërcënimit ndonëse me një paqartësi, në fakt nuk ndërlidhet me detyrimet kushtetuese që i ka presidentja. Kohët e fundit shkaku i një eskalimi të raporteve ndërpartiake, është sforcuar kërcënimi, si mjet për arritjen e qëllimeve politike. Përveç politikanëve dhe figurave publike, cak i vazhdueshëm i sulmeve dhe kërcënimeve janë gazetarët ndërkaq që dënimet për këtë janë thuaja simbolike. KMDLNj-ja e dënon kërcënimin ndaj presidentes Osmani dhe kërkon nga policia që ta trajtojë këtë dhe rastet e ngjashme me urgjencë në mënyrë që të parandalojnë pasoja më të rënda. Policia e Kosovës ka kapacitet të mjaftueshëm profesional dhe përvojë të suksesshme në trajtimin e këtyre rasteve andaj pritet që kërcënuesi të arrestohet shpejt dhe të japë përgjegjësi para ligjit”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dokumentar vërtetë i qëlluar, me peshë dhe vlerë të lartë…