KMDLNj mbështet protestën e 7 gushtit kundër padrejtësive nga Gjykata Speciale

31 korrik 2025 | 13:35

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka shprehur mbështetje për protestën e paralajmëruar më 7 gusht 2025 nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së kundër Gjykatës Speciale në Hagë.

Në reagimin e saj, KMDLNj-ja ka theksuar se kjo gjykatë është duke vepruar në kundërshtim me të drejtat e njeriut, duke pranuar prova të dyshimta nga institucionet e sigurisë së Serbisë dhe duke zbatuar standarde diskriminuese ndaj të akuzuarve shqiptarë.

Sipas KMDLNj-së, arrestimet dhe gjykimet janë të motivuara politikisht, ndërsa qeveria e Kosovës është kritikuar për mungesë të angazhimit në mbrojtjen e të akuzuarve dhe për ndryshime ligjore që kanë kufizuar mundësitë e mbrojtjes efektive.

KMDLNj-ja ka kërkuar një proces të drejtë, të paanshëm dhe të pandikuar politikisht për të gjithë të akuzuarit dhe nxit qytetarët të protestojnë kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe cenimit të prezumimit të pafajësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Viktor Gyokeres ka folur për herë të parë si lojtar…