KMDLNj: Specialja ligjëron për…..gjykim politik!

23 janar 2026 | 12:22

Edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar ndaj ligjëratë që Gjykata Speciale përmes një OJQ ka mbajtur për nxënësit e gjimnazit ‘Xhevdet Doda’ në Prishtinë.

KMDLNj ka theksuar se Specialja ligjëron për…..gjykim politik!

“Gjykata Speciale Raciste, e ndryshkur nga mungesa e integritetit moral dhe profesional, në kushte gjysëmilegale mbajti një ligjëratë për nxënësit e gjimnazit ‘Xhevdet Doda’në Prishtinë në përpjekje për ta përmirësuar imazhin e rrënuar duke shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria, të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës që po mbahen si pengje në burgun e Hagës. Pas kësaj ‘ligjërate’, pati shumë kundërshtime dhe vetëm pas kësaj filluan distancimet ndonëse dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Dihet organizatori, një OJQ që ka gjetur një kohë të papërshtatshme për këtë organizim. Është koha kur po përmbyllet procesi politik kundër UÇK-së dhe luftës çlirimtare, që po zgjatë më shumë se 5 vite, në rrethana të një terri informativ, mungesë të transparencës dhe llogaridhënies, shkeljes brutale të drejtave të njeriut përmes mohimit të një gjykimi të drejtë, fer, të pavarur, të paanshëm dhe të pandikuar politikisht apo nga grupet e interesit. Një gjykatë që për qëllim e ka rishkrimin e historisë, kriminalizimin e luftës çlirimtare dhe ridizajnimin e skenës politike, jo që nuk duhet lejuar të mbajë ‘ligjërata’ por është dashur të refuzohet dhe pamundësohet ta përhapë tregimin e Serbisë për luftën në Kosovë. Një gjykatë që nuk monitorohet (nuk lejon të monitorohet) nga askush dhe që shkelë të gjitha protokollet dhe procedurat nuk mund të ligjërojë për procedura dhe të drejtat e njeriut. Një gjykatë që qenka pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës e që me asgjë nuk identifikohet me Kosovën nuk duhet të lejohet të shpërndajë gënjeshtra të Serbisë në Kosovë”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së. Sipas KMDLNj-së, Gjykata Speciale Raciste ka krijuar një narracion fajësues ndaj krerëve të UÇK-së që po gjykohen në një proces krejtësisht të padrejtë ende pa e marrë një vendim gjë që nuk e ka bërë asnjë gjykatë më parë. “Nuk pati asnjë reagim institucional për faktin se janë në një linjë me Gjykatën Speciale përmes dërgimit të dosjeve akuzuese, dëshmitarëve të mbrojtur dhe pakësimit të mbrojtjes duke ua shkurtuar përkrahjen materiale. KMDLNj e gjykon këtë manipulim dhe keqpërdorim të nxënësve nga Gjykata Speciale Raciste dhe organizatori sepse po e përdorin si arsyetim për veprimtari kriminale dhe kundër të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria , të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po bëhet gati një muaj që kur Gjesti bëri paraqitjen…