KMShK-ja shpreh shqetësim për mosakreditim e disa medieve nga KQZ-ja: E papranueshme

10 tetor 2025 | 11:53

Këshilli i Mediave të Shkruara (KMShK) ka shprehur shqetësim për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për mosakreditimin e ekipeve të disa mediave, në mesin e tyre edhe në gjuhën shqipe.

“Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) shpreh shqetësimin për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për mosakreditimin e ekipeve të disa mediave anëtare të këtij trupi vetërregullues për zgjedhjet e 12 tetorit. KQZ nuk ka akredituar disa media në gjuhën shqipe dhe serbe. KMShK-ja e konsideron këtë vendim të papranueshëm dhe të dëmshëm për lirinë e medias dhe informimin e drejtë dhe transparent në ditën e zgjedhjeve. Mediat anëtare të KMShK-së i plotësojnë të gjitha kriteret e kërkuara për veprimtari mediale. KMShK-ja i bën thirrje Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që të marrë vendim meritor në lidhje me këtë çështje, në mënyrë që të gjitha mediat të kenë trajtim të barabartë”, është thënë në reagimin e KMShK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti Igor Simiq, njëjtë si të gjithë deputetët e tjerë…