Knaus thotë se janë ndërtuar ‘kurthe perfekte’ për ta ndaluar anëtarësimin e Kosovës në KiE

29 prill 2024 | 16:30

Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka thënë se propozimi i fundit e Quint-it që kushtëzon themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është një kurth i përsosur i Serbisë.

Ai ka numëruar ndër vite procedurat nëpër të cilat ka kaluar Kosova dhe kërkesat që i janë bërë për themelimin e Asociacionit.

“Një asociacion mund të krijohet tani. Qeveria e Kosovës nuk mund dhe nuk do ta ndalë atë, nëse është në përputhje me Kushtetutën e saj. Këtë ia premtoi sërish Këshillit të Evropës. Por, tani disa në Quint thonë: derisa të ketë një asociacion, Kosova do të bllokohet të bashkohet me Këshillin e Evropës. Kjo do të garantonte që as Asociacioni dhe as në Këshillin e Evropës të mos ndodhë kurrë”, ka shkruar Knaus në “X”.

Kjo sipas Knausit është ajo që duan Aleksandër Vuçiqi dhe Serbia.

“Ta mbajnë Kosovën të izoluar, ndërkohë që riarmatosen”.

“Marrëveshja e vitit 2013 për krijimin e Asociacioni i komunave me shumicë serbe… Pas marrëveshjes që propozimet për statutin e një Asociacioni të tillë të vijnë nga ekipi që përfaqëson komunat serbe të Kosovës. Asgjë tjetër nuk ka kuptim ose nuk është e ligjshme. Standardet e Këshillit të Evropës për vetëqeverisjen lokale janë të qarta: shoqatat e komunave duhet të krijohen nga komunat. Shtetet duhet ta bëjnë të mundur këtë. Kosova po… Komunat e forta me shumë kompetenca ekskluzive janë themeli i planit të Ahtisaarit dhe i kushtetutës së vitit 2008”, ka shkruar Knaus.

Krejt këto vite dhe procedura sipas Knaus janë përmbledhur për të krijuar një kurth të përsosur. “Të ndalojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka shkruar ai.

Megjithatë, sipas Knaus deri në vitin 2023, pavarësisht se Kosova ka kaluar nëpër të gjitha këto, nga serbët nuk është paraqitur asnjë propozim.

“Propozimi që e dha Kosova shkel kushtetutën, shkatërron vetëqeverisjen komunale, si dhe kalon të gjitha vijat e kuqe të deklaruara nga BE-ja dhe ShBA-ja. Që atëherë: asnjë propozim i ri nga komunat serbe…”, ka shkruar ai.

Sipas Knausit, kjo do të garantonte që as Asociacioni dhe as në Këshillin e Evropës të mos ndodhë kurrë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog,…