
Koalicioni LV-PDK në Gjilan, Haziri: Ky është vullnet i funksionarëve e jo qytetarëve
Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar pasi Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës lidhën koalicion në këtë qytet.
Haziri përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se LV-ja ka zgjedhur partnerët politikë dhe ky është vullnet i funksionarëve e jo qytetarëve.
Postimi i plotë i Hazirit:
Pas zgjedhjes së kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal të Gjilanit, në emër të LDK-së, iu dëshiroj suksese në punë në interes të qytetarëve.
LDK është partia më e madhe në Kuvend dhe do të sillet si e tillë. Besimin e qytetarëve do ta shtyjmë përpara si opozitë në bashkëpunim me të gjithë.
LDK ka qenë dhe do të mbetet gardiane e interesave të qytetarëve të Gjilanit.
VV ka zgjedhur partnerët politikë dhe ky është vullnet i funksionarëve e jo qytetarëve!