Koalicioni Nisma – AAK, Limaj: Të gjithë janë të mirëpritur që t’i bashkohen frontit opozitar

07 shkurt 2024 | 21:05

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se ideja për krijimin e koalicionit parazgjedhor me AAK-në kishte filluar para dy vitesh.

Në emisionin ‘Politiko’, Limaj ka thënë se ky kolaicion ka për qëllim që t’iu oforjë qytetarëve një opozitë sa me të koordinuar dhe të bashkuar.

Limaj ka thënë se pret që koalicioni ‘NISMA-AAK’ të zgjerohet edhe me shumë.

“Ne jemi të hapur për të gjithë, pasi ne jemi front opozitar dhe kjo nuk nënkupton hapje e derës vetëm për partitë politike, por edhe për shoqërinë civile dhe personalitet që profileve të ndryshme dhe grupeve të interesit që nuk pajohen me gjendjen aktuale në vend, prandaj të gjithë janë të mirëpritur që t’i bashkohen frontit opozitar”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperi i famshëm kosovar Ledri Vula, ka ‘goditur’ tregun muzikor…