Koalicioni opozitar në Azerbajxhan do t’i bojkotojë zgjedhjet

06 shkurt 11:22

Koalicioni opozitar në Azerbajxhan, ka bërë me dije se do t’i bojkotojë zgjedhjet e parakohshme presidenciale, të cilat janë caktuar për 11 prill, me dekret të presidentit Ilham Aliyev.

Kreu i Këshillit Kombëtar të Forcave Demokratike, Camil Hasanli, i ka bërë publike planet për bojkot në një intervistë dhënë për agjencinë e lajmeve “Reuters”, të martën, një ditë pasi në ueb-faqen e Aliyevit është publikuar dekreti për zgjedhjet e parakohshme.

Fillimisht ka qenë e paraparë që këto zgjedhje të mbahen më 17 tetor.

Në dekretin e presidentit nuk janë shpjeguar arsyet për vendimin, por është thënë se ai është marrë në përputhje me Kushtetutën e Azerbajxhanit dhe Kodin Zgjedhor.

Këshilltari i presidentit, Ali Hasanov, ka thënë se votimi është sjellë më herët për të siguruar se nuk ndërhyn në “ngjarje të rëndësishme, vendore dhe ndërkombëtare” që do të zhvillohen më vonë.

Por, udhëheqësi i partisë opozitare Musavat, Arif Hacili, ka thënë se ndryshimi i datës është “një operacion për të zgjatur sundimin e Aliyevit edhe për shtatë vjet të tjerë”.

Duke folur për “Radion Evropa e Lirë”, Hacili ka thënë se beson se qëllim kryesor i Aliyevit është të pengojë opozitën nga përgatitja e duhur për zgjedhje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Erald Selca Kombi shqiptar është një nga kombet më…