Koalicioni PDK-LDK në Fushë-Kosovë, Besnik Osmani tregon nëse ishte në dijeni Abdixhiku

28 tetor 2025 | 11:35

Besnik Osmani, kandidat i LDK-së për kryetar të komunës së Fushë – Kosovës, ka folur për koalicioni mes LDK-së dhe PDK-së në këtë komunë.

Ai ka thënë se diskutimet janë zhvilluar në mënyrë të hapur dhe të gjithanshme, duke pasur parasysh nevojat e qytetarëve dhe rezultatet në kuvendin komunal.

“Po, natyrisht kemi pasur diskutime të shtruara dhe gjithëpërfshirëse për komunën e Fushë Kosovës, për planin qeverisës dhe për nevojat që ka kjo komunë, duke parë edhe rezultatin që ka deri në kuvendin komunal për numrin e anëtarëve. Në të njëjtën kohë kemi pasur një parim të plotë se një qeverisje gjithëpërfshirëse, së bashku me PDK-në, është shumë e shëndetshme dhe efektive, dhe është ajo që kanë nevojë qytetarët e komunës së Fushë Kosovës”, ka thënë Osmani.

Ai ka treguar gjithashtu se diskutohet me PDK-në me dijen dhe përkrahjen e strukturave të partisë dhe se gjithçka është bërë në mënyrë të hapur:

“Unë po e them që diskutimi me PDK-në ka qenë i hapur dhe gjithanshëm. Ka qenë me pajtueshmëri të plotë me qendrat tona dhe me kryesinë qendrore të LDK-së, edhe me PDK-në, dhe ata kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme të informuar”, ka thënë Osmani në “Tëvë1”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se lideri…