Koalicioni Përparim Rama-PDK, Abdixhiku: Kam komunikuar me Bedri Hamzën, nuk kemi marrëveshje

05 maj 2026 | 21:13

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK-ja nuk ka koalicion me PDK-në në Prishtinë.

Ai tha se kryetari i komunës ka të drejtë të krijojë shumicë, por LDK-ja nuk ka marrëveshje.

Madje, Abdixhiku ka thënë se ka komunikuar edhe me Bedri Hamzën, të cilit i ka thënë a kemi marrëveshje, dhe i tha nuk ka marrëveshje.

“Kryetarët e komunave kanë të drejtë të bëjnë marrëveshje për shumicën që ata e dëshirojnë, po mund të them se ne kemi marrëveshje me PDK-në. E kam komunikuar edhe me Bedri Hamzën këtë çështje, i kam thënë a s’kemi marrëveshje, jo s’kemi marrëveshje LDK-ja nuk ka bërë marrëveshje me PDK-në, dua të qartësojë për publikun se ne nuk kemi marrëveshje”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak orë pasi u shkarkua nga posti i nënkryetarit të…