
Kobra dënohet me 24 vjet burgim për vrasjen në lokalin e vet
09 tetor 2025
| 13:36
Dibran Hoxha, i njohur si “Kobra” është dënuar më 24 vjet burgim për vrasjen ën lokalin “Kobra City” në Prizren.
Ndërsa i akuzuari tjetër, Roland Susuri është dënuar me 7 vite burgim për tri vepra penale të ndryshme. Ai ka marrë 1 vit e 6 muaj burgim për pjesëmarrje në rrahje, 4 vjet e 6 muaj për manipulim me prova dhe 1 vjet e 6 muaj për armëmbajtje pa leje.
Rasti kishte ndodhur në Prizren, në muajin janar 2023.
“Kobra” është dënuar për veprën penale vrasje e rëndë.