Koci, akuza Kurtit: Hyn e del fshehurazi përmes garazhës, i rrethuar me roje si në luftë

09 qershor 2025 | 12:53

Avokati Arianit Koci, ka shpërthyer me akuza ndaj Albin Kurtit,  pas nuk ka arritur t’i afrohej deputetit që mban edhe postin e kryeministrit në detyrë.

Koci i është drejtuar Kurtit me fjalët “marre të koftë”.

“Në vend që të ballafaqohesh, po futesh fshehurazi, e po del i mbrojtur si me qenë në rrezik lufte”, ka shkruar Koci në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Marre t’koftë, Albin – që nuk u ndale!

Marre!

Me hy në Kuvend përmes dyerve të garazhës së Kuvendit, e me dalë i rrethuar me 20 policë – vërtetë nuk ka kuptim!

A unë qenkam ai që po të rrezikoj, a?

Unë, që po të pres me pyetje – me kërkesë për sqarim: 29 herë – Kuvendi pa zgjidhje?

Pse?

Hajgare me popull a?

Në vend që të ballafaqohesh, po futesh fshehurazi, e po del i mbrojtur si me qenë në rrezik lufte.

Kjo është frikë, jo përgjegjësi.

Lideri nuk ikë. Lideri del përballë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) sërish ka dëshmuar “pavarësi” editoriale. Para…