
Koci: ‘Deputet të nderuar, ktheni së paku pagat, mos e hani djersën e popullit’
Avokati, Arianit Koci, ka reaguar sërish në lidhje me situatën në Kuvend duke kujtuar se sa e kanë rrogën deputetët.
Koci tha se rroga e tyre shkon rreth 2 mijë euro, pa bërë asgjë.
Ai tha në reagimin e tij se ‘veç protestat kryejnë punë’.
“A e dini sa i kanë rrogat deputetët?Po thonë rreth 2000 euro. Shto këtu rrogat e bashkëpunëtorëve, mëditjet, karburantet dhe shpenzimet tjera.E kur e llogarisim që kurgjo nuk po punojnë që sa muaj, madje edhe po e sabotojnë shtetin, po del që na populli jemi dele.Po, dele”.
Reagimi i plotë:
Po thonë rreth 2000 euro.
Shto këtu rrogat e bashkëpunëtorëve, mëditjet, karburantet dhe shpenzimet tjera.
E kur e llogarisim që kurgjo nuk po punojnë që sa muaj, madje edhe po e sabotojnë shtetin, po del që na populli jemi dele.
Prandaj, veç protestat kryejnë punë.
Deputet të nderuar, ktheni së paku pagat.
Mos e hani djersën e popullit.
Sot në disa kafene të Prishtinës pashë deputet, rreth mesit të ditës.
Duhet me fillu me i fotografu në vende publike, dhe me i postu në rrjete sociale fotot.