
Koci fton qytetarët të bojkotojnë deputetët: Mos i dëgjoni, na kanë uzurpuar të ardhmen
Avokati Arianit Koci ka shprehur sërish zhgënjimin e tij për mungesën e marrëveshjes politike për konstituimin e Kuvendit.
Ai ka thënë se as sot në përpjekjen e 32-të nuk do të ketë ndryshim, duke theksuar se “Një tjetër ditë e humbur. Një tjetër dëshmi se shteti po shpërbëhet – jo prej ndonjë lufte, por prej inatit dhe papërgjegjësisë.”
Koci paralajmëron se “Pa Parlament s’ka ligje, pa ligje s’ka rend, s’ka shtet. Ka vetëm zvarritje, kaos dhe heshtje,” duke kritikuar mungesën e veprimeve dhe përgjegjshmërisë nga deputetët.
Koci thotë se Qeveria është në detyrë, por pa kontroll.
Avokati ka apeluar për më shumë angazhim qytetar: “Është koha të jemi më aktivë, më të vetëdijshëm, më të zëshëm. Sot, së paku – një hap simbolik: t’i përcjellim me emër e mbiemër. Të dimë qartë: a janë në seancë, apo në ndonjë resort pushimi? T’ua prishim këtë të diel, sepse ata po na e prishin jetën. Na kanë uzurpuar të ardhmen”.
Ai njofton se po përgatitet për “protestën e madhe” që do të mbahet në takimin e 50-të të deputetëve. “Atëherë, askush nuk do të mund të fshihet më.”
Koci ka apeluar për bojkot të deputetëve.
“Mos i dëgjoni. Mos i trajtoni si përfaqësues. Trajtoni si pazargjinj të vegjël, me mandate të mëdha.”