Koci i reagon Kurteshit: “Iku nga lufta, u kthye për të bërë tregti me verëra evropiane”
Ish-komandanti dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Gani Koci, ka reaguar ashpër ndaj Sami Kurteshit të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar atë për mungesë patriotizmi dhe përpjekje për të krijuar kauzë të rreme politike.
Koci ka deklaruar se, sipas tij, Kurteshi nuk qëndroi në Kosovë në kohën kur nisi lufta e UÇK-së, por ishte larguar “me bisht ndër këmbë”, për t’u rikthyer vetëm pas përfundimit të luftës, ku më pas ishte marrë me tregti të brendeve evropiane të verërave.
Ai e ka quajtur Kurteshin “mjeran” dhe ka kujtuar periudhën kur, sipas tij, Kurteshi “rrinte shkallëve të PDK-së” me qëllim që të zgjidhej Avokat i Popullit.
Sipas Kocit, deklaratat e sotme të Sami Kurteshit për Listën Serbe janë “postpatriotizëm” dhe përpjekje për të krijuar kauzë për zgjedhjet e ardhshme.



