Koci: Kurti po del armiku më i madh i vetes. Në politikë mbijeton ai që e mban fjalën

09 qershor 2026 | 11:46

Avokati Arianti Koci, ka deklaruar se skena politike në Kosovë është bastarduar, sipas tij, në momentin kur u.d. presidentja Albulena Haxhiu ishte propozuar 54 herë për kryetare të Kuvendit nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Përmes një postimi në “Facebook”, Koci ka thënë se nëse do të ishte propozuar dikush tjetër pas herës së dytë, sot, siç theksuar ai, me gjasë do ta kishte një qeveri stabile.

“Kosova është shtet i konsensusit. Sado vota që fiton një parti, herët a vonë i duhen partnerë koalicioni. Tani, pavarësisht votave, LV-ja ua ka hapur rrugën partive opozitare që në çdo zgjedhje t’i rrisin kërkesat”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera, avokati ka thënë se Kurti po del të jetë armiku më i madh i vetes.

“Ironikisht, Albini po del armiku më i madh i Albinit. Mos e bën atë që mundesh, vetëm pse mundesh. Kjo është një sintagmë që më së shumti aplikohet në politikë. Albini e ka bërë. Duke insistuar në një emër, aty ku duhej kompromis, e ka dobësuar aftësinë e vet për të krijuar aleanca. Në politikë nuk mjafton me i fituar zgjedhjet. Duhet edhe me i ndërtuar partneritetet që ta bëjnë të mundshme qeverisjen”, ka shkruar Koci.

Po ashtu, ai ka theksuar se në momentin që kur humbet besimi, çdo fitore shndërrohet në problem, duke theksuar se kryeministri në detyrë po përsërit  të njëjtin gabim.

“Sado që mendohet se në politikë lejohen rrena e mashtrimi, trikat e manovrat, në fund mbijeton ai që e mban fjalën. Në momentin kur humbet besimi, çdo fitore shndërrohet në problem. Gabimi i opozitës, kur ishte në pushtet, ishte se mendoi se mund t’i mashtrojë vazhdimisht votuesit. Albini po e përsërit të njëjtin gabim”, ka shkruar Koci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkrimtari Ben Blushi ka kritikuar sërish liderin e Vetëvendosjes, Albin…