
Koci në mbrojtje të prokurorit që po heton rastin në Ministrinë e Bujqësisë: “Admir Shala ka integritet profesional”
Avokati, Arianit Koci, përmes një shkrimi në Facebook ka folur në lidhje me prokurorin special, Admir Shala, prokuror i cili po heton një nga çështjet më të ndjeshme në vend, rastin e Ministrisë së Bujqësisë.
Koci tha se prokurori Shala hyn në grupin e prokurorëve që kanë integritet moral dhe profesional.
Ai tha se i njëjti është i qetë, i urtë dhe i përmbajtur.
“Prokurori special Admir Shala nuk është prej tyre.E kam parë në gjykime. I urtë, i qetë, i përmbajtur.Kemi qenë kundërshtarë. Por edhe kur jemi përballur; kur e kam sulmuar me prova e fakte, e ka ruajtur qetësinë, etikën dhe integritetin profesional” shkruan Koci raporton “Gazeta Blic”.
Avokati Koci tha se nga të gjitha informacionet që ai posedon, prokurori Shala, nuk është i korruptuar nuk është hakmarrës dhe nuk është manipules.
Ai foli edhe në lidhje me akuzat që po i bëhen prokurorit Shala për lidhje me PDK-në.
“Për ata që e akuzojnë për lidhje me PDK, prokurorin Shala – po ju tregoj:Sa ka qenë kryeprokuror në Prizren, janë hetuar dhe janë ngritur aktakuza ndaj shumë eksponentëve të PDK-së në atë qytet. Nuk e ka kursyer askend. Madje, sa ka qenë në pushtet komunal PDK, zyrtarët e kësaj partie ka qenë targeti kryesor.Disa prej tyre – i kam mbrojtur vetë” shkruan Koci në reagimin e tij.
Reagimi i plotë: