
Koci: Po bëhem inspirim për artistët – kjo tregon se jam në rrugë të drejtë
Avokati, Arianit Koci, i cili tash e disa kohë po mban aksione para Kuvendit për krizën politike që ka përfshirë vendin, ka ndarë një fotografi të veçantë mendjekësit e tij në Facebook.
Koci shkruan “Fakti që unë po bëhem inspirim për artistët tregon se jam në rrugë të drejtë.”
“Une flas, kur të tjerët heshtin.Politikanët po e shkatërrojnë shtetin – e populli rri i heshtur – është porosia e këtij instalacioni.Kjo vepër konceptuale, më shumë se çdo fjalim, e tregon realitetin ku jetojmë”.
Postimi i plotë:
“ART IS A WAY OF SURVIVAL.”
Kur muret rrënohen, gomari qesh dhe podiumet mbesin veç skenografi, arti e thotë të vërtetën.
Fakti që unë po bëhem inspirim për artistët tregon se jam në rrugë të drejtë.
Une flas, kur të tjerët heshtin.
Politikanët po e shkatërrojnë shtetin – e populli rri i heshtur – është porosia e këtij instalacioni.
Kjo vepër konceptuale, më shumë se çdo fjalim, e tregon realitetin ku jetojmë.
Vepër e artistit të njohur – Fatmir Mustafa Karllo.