Koci tregon bisedën me anëtarin e PDK-së, për të votuar Dimal Bashën

25 gusht 2025 | 22:27

Avokati Arianit Koci, ka ndarë bisedën me një anëtar të PDK-së, i cili i ka thënë se “ëse e propozojnë prapë Dimalin, do ta votojmë. Nëse VV-ja propozon dikë tjetër – nuk e votojmë”.

“Leni lojërat” – ia ktheva.

“Ju, PDK, keni premtuar publikisht se do ta votoni çdo deputet që nuk është pjesë e qeverisë. Prandaj, mbajeni fjalën!” ka shkruar Koci.

Postimi i tij i plotë:

“Nëse e propozojnë prap Dimalin, do ta votojmë.

Nëse VV-ja propozon dikë tjetër – nuk e votojmë!”

Kështu më tha sot një anëtar i PDK-së.

“Leni lojërat” – ia ktheva.

Ju, PDK, keni premtuar publikisht se do ta votoni çdo deputet që nuk është pjesë e qeverisë.

Prandaj, mbajeni fjalën!

———-

Nesër kam shpresë se do të votohet kryeparlamentari. Sepse vetëm ashtu hapet rruga për zgjedhje të reja.

Nëse kjo nuk ndodh deri në fund të javës – prej të hënës, në shenjë revolte, do të ngre një tendë kampingu para Kuvendit dhe do të jem aty vetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika…