Koeman: Barazimi ndaj Cadizit më i keq se humbja nga PSG-ja

22 shkurt 2021 | 12:35

Ronald Koeman zhgënjehet nga barazimi i Barcelonës me Cadizin. Trajneri i katalanasve thotë se më shumë u mërzit për këtë ndeshje, sesa nga humbja që pësoi në Ligën e Kampionëve me PSG-në.

Holandezi gjithashtu tha se kampionati është shumë i vështirë.

“Jam i zhgënjyer. Në këto lloj ndeshjesh duhet të fitosh patjetër dhe ne nuk e bëmë. Ishte një mundësi e humbur pas humbjes së Atleticos. Jam shumë i zhgënjyer, më shumë sesa pas humbjes me PSG-në. Nuk mund të na iknin nga duart 2 ikë të tilla. Nuk më pëlqen që t’i fajësoj lojtarët në aspektin individual, por nuk ishim në lartësinë e duhur në sulm. Duhet gjithashtu të mbrohemi në një tjetër mënyrë. Kemi kualitet si skuadër dhe duhet të fitonim”, ka thënë Koeman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Mass, ka kërkuar nga…