Koeman: Messi dëshiron të luajë çdo ndeshje

26 janar 2021 | 17:29

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur lidhur me situatën e sulmuesit Lionel Messi.

Argjentinasi mungoi në dy ndeshjet e fundit shkaku i kartonit të kuq që mori kundër Athletic Bilbaos në Superkupën e Spanjës.

Koeman ka thënë se sulmuesi argjentinas dëshiron të luajë çdo ndeshje.

“Është i gatshëm, me energji. Për t’i fituar ndeshjet na nevojitet Messi në formë dhe në nivelin e tij. Ai dëshiron të luajë dhe të fitojë. Është mësuar të fitojë tituj. Është fitues dhe dëshiron të luajë çdo ndeshje. Nesër do të flas me të dhe do t’i tregoj skuadrës”, ka thënë Koeman. Me fitoren ndaj Vallocanos të mërkurën në mbrëmje, Barcelona do të kualifikohej në çerekfinalen e Kupës së Mbretit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se…