Koeman: Pse VAR-i përdoret vetëm kundër Barçës?

25 tetor 2020 | 10:17

Trajneri Roland Koeman ka shpërthyen ndaj sistemit VAR, pas humbjes së Barcelonës në “El Clasico”. Holandezi theksoi se tërheqja e Lenglet ndaj Ramosit nuk ishte penallti dhe se VAR-i po përdoret vetëm kundër Barcelonës.

“Gjyqtarin në fundin e ndeshjes e ndeshjes e pyeta pse e dha penalltinë, doja mendimin e tij. Më tha që ishte penallti. Pra, nuk jemi dakord, për mua nuk është penallti. U thashë se shpresoj që një ditë ata të mund ta shpjegojnë çështjen e VAR-it. VAR-i është përdorur vetëm kundër Barçës. As në penalltinë e padhënë ndaj Messit … Pyetja ime është: pse VAR-i përdoret vetëm kundër Barçës. VAR-i mund të jetë shumë i mirë, por duhet të ruhet i njëjti standard me të gjitha ekipet. Është faull i Ramosit ndaj Lenglet. Ai e kapi atë për fanellë, por nëse të tërheq duhet të rrezohesh përpara, jo pas. Nuk është penallti. Ishte momenti përcaktues i ndeshjes”, deklaroi Koeman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Zoran Zaev tha se nëse përgatitjet përfundojnë deri në…