
Koha kur Daut Haradinaj luante futboll me Ronaldon
Në qytetin e Pejës në vitin 2000 është zhvilluar një ndeshje miqësore dhe simbolike mes ekipit të Kosovës, të përbërë nga ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (tashmë pjesë e TMK-së), dhe ekipit të KFOR-it italian.
Pjesë e kësaj ndeshje nga ana e ekipit të Kosovës ishte edhe ish luftëtari i UÇK-së, Daut Haradinaj, ndërsa nga ana e KFOR-it ishte futbollisti i njohur Ronaldo.
Ndeshja ka mbajtur gjallë kujtimet e bashkëpunimit dhe miqësisë mes forcave ndërkombëtare dhe popullit të Kosovës në vitet e pasluftës.
Ajo që e bëri këtë ndeshje veçanërisht të veçantë ishte pjesëmarrja e një emri të madh të futbollit botëror: Ronaldo, legjenda braziliane dhe ish-lojtar i Interit.
Ronaldo ka dhuruar për ekipin e Kosovës, në këtë rast ish-ushtarët e UÇK-së, fanella zyrtare të ekipit italian Inter Milan, duke krijuar një moment të paharrueshëm për të gjithë të pranishmit.
Fanellat u shpërndanë me respekt dhe mirënjohje për sakrificën dhe rolin që këta burra patën në çlirimin e vendit.
Ndeshja, përveçse sportive, ishte edhe një ngjarje me domethënie të thellë shoqërore dhe historike, një simbol i bashkëjetesës dhe vlerave të përbashkëta në ndërtimin e paqes.
Ky takim mbetet një shembull unik i mënyrës se si sporti mund të shërbejë si urë lidhëse mes popujve, edhe në periudha të pasigurta e të vështira./kanal10.