‘Koha nuk falë, shumëkush zgjodhi heshtjen’, vajza e Jakup Krasniqit me postim emocionues para protestës

07 gusht 2025 | 12:16

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa, ka bërë një postim emocionues para protestës së sotme.

Ajo ka shkruar në rrjete sociale se shumëkush ka zgjedhur heshtjen e nuk foli për proceset në Hagë.

Postimi i plotë:

Koha nuk ndaloi, por as nuk do të na falë.

Sepse për shkak të injorancës, inateve personale dhe luftës politike, shumëkush zgjodhi heshtjen.

Disa premtuan uragan, por nuk shkruan asnjë germë për padrejtësinë ndaj bashkëluftëtarëve të tyre.

Shumë ish-të burgosur nuk vizituan kurrë ish-shokët e qelive.

Sot, më e pakta që mund të bëjnë, është të protestojnë e të kërkojnë drejtësi.

Sepse koha nuk fal. Dhe historia, padyshim, do të ju lë pas, në harresën e saj.

Ashtu siç disa harruan luftën tonë të shenjtë, sepse interesi personal errësoi interesin kombëtar.

E kuptoj heshtjen e atyre që nuk sakrifikuan asnjë sekondë të jetës për liri.

Por heshtja e atyre që dikur ëndërruan lirinë me pranga në duar, është e pafalshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Trepça është përforcuar të enjten me basketbollistin Cedric Russell.…