“Kohët kanë ndryshuar”, Gjermania bën thirrje për krijimin e një bombe atomike europiane të përbashkët
Ish-ministri i Jashtëm gjerman, Joschka Fischer, ka propozuar krijimin e një kapaciteti bërthamor të përbashkët europian, duke argumentuar se Europa nuk mund të mbështetet më në sistemin e sigurisë ekzistues.
Në një intervistë për gazetën Tagesspiegel, Fischer tha:“Garancitë e sigurisë amerikane nuk janë më të besueshme nga ky moment. Gjermania pa dyshim ka përgjegjësi për udhëheqjen në Europë, por gjithmonë vetëm së bashku me të tjerët”.
Fischer tha gjithashtu se nëse do të ishte i ri sot, do t’i bashkohej ushtrisë:
“Kohët kanë ndryshuar. Jemi të kërcënuar. Duhet të mbrohemi”.
Ai thekson gjithashtu se çarmatimi nuk është më një opsion. Armatimi ushtarak është i domosdoshëm për mbrojtjen e Europës. Vetëm përmes forcës dhe parandalimit mund të pengohet një sulm: vetëm kështu mund të ndalohet një “fqinj i gatshëm për agresion” nga një sulm i mundshëm.
“Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do ta thoja ndonjëherë këtë. E gjithë karriera ime politike tregonte të kundërtën.”
Propozimi i Fischer vjen në një kohë debati të intensifikuar mbi autonominë strategjike europiane dhe të ardhmen e NATO-s, ndërsa tensionet ndërkombëtare po rriten.



