KOK-u dhe ShGSK-ja organizuan konferencën ndërkombëtare ‘Sporti dhe Media’

16 dhjetor 2021 | 21:08

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK) kanë organizuar edicionin e pestë të konferencës “Sporti dhe Media”, e cila u mbajt sot në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Me praninë e tij, konferencën e madhështoi prania e Jura Ozmec, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë (AIPS), njëherit kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kroacisë dhe kryeredaktor i televizionit të Komitetit Olimpik të Kroacisë.

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, duke vlerësuar lartë ardhjen e Jura Ozmec enkas për këtë konferencë, theksoi se institucioni që drejton ka bashkëpunim të frytshëm me të gjitha mediat, duke përmendur edhe dërgimin e gjashtë gazetarëve në Lojërat Olimpike Tokio 2020, si dhe bashkëpunimin që do të kenë për Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022 dhe në proceset tjera. Presidenti Krasniqi dhe kryetari Thaçi i ndanë nga një pllaketë dhe mirënjohje mysafirit Ozmec, në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në këtë konferencë.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe njerëz të ulur

Zëvendësministrja për Kulturë, Rini e Sport, Daulina Osmani, foli për rëndësinë që ka roli i mediave në avancimin e sportit dhe promovimin e sportistëve tanë, duke vlerësuar lartë organizimin e kësaj konference, për të cilën tha se të pranishmit mund të marrin përvoja të mira nga Jura Ozmec.

Kryetari i SHGSK-së, Edmond Thaçi, theksoi se konferencat e tilla trajtojnë më së miri problemet mes sportit dhe mediave, derisa u ndal tek rritja e vazhdueshme e përfshirjes së femrave në gazetarinë sportive.

Konferenca u zhvillua në formë të panelit, ku krahas sekretarit të përgjithshëm të AIPS-ës, Ozmec, ishin edhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, kryetari i SHGSK-së, Edmond Thaçi, zëvendësministrja Daulina Osmani, drejtori i sportit në Art Motion dhe Klan Kosova, Agon Fehmiu, gazetarja e RTK, Alba Merovci dhe zëdhënësi i KOK-ut, Kushtrim Krasniqi.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Panelistët patën rastin të diskutojnë për bashkëpunimin mes sportit dhe mediat, kurse Ozmec tregoi përvoja të ndryshme të shtetit kroat. Pas fjalës së panelistëve, të pranishmit, kryesisht përfaqësues të federatave sportive, gazetarë dhe student, patën mundësinë që përmes pyetjeve, që kryesisht ishin për mysafirin nga Kroacia, të marrin shembuj të ndryshëm, që e bënë konferencën interaktive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në këtë 16 dhjetor janë bërë 21 vite nga vdekja…