KOK-u nënshkruan kontratat me 46 bursistë “Shpresa Olimpike 2025”

05 maj 2025 | 16:07

KOK-u ka vazhduar me mbështetjen e sportistëve dhe sot ka nënshkruar kontratat me 46 bursistë “Shpresa Olimpike 2025”.
Sportistët e rinj iu takojnë 18 federatave sportive. Ata janë përzgjedhur nga komisioni i sportit, ndërsa lista është miratuar nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut.
Në ceremoninë e mbajtur në Hotel Sirius në Prishtinë, presidenti Krasniqi theksoi se KOK çdo vit është duke rritur mbështetjen për sportistë, derisa këtë herë për 46 sportistët janë ndarë 82800 euro në vit.
Bursistët do të mbështeten me nga 150 euro në muaj. Vlera mujore për të gjithë është 6900 euro.
Në emër të trajnerëve dhe sportistëve folën përzgjedhësi i mundjes, Ferat Ramadani, dhe gjimnastja, Vilëza Zeqiri, të cilët falënderuan KOK-un për mbështetjen, duke premtuar angazhim dhe suksese edhe në vazhdim.
Pikërisht rezultatet e arritura, gjithëpërfshirja dhe barazia gjinore ishin kriter për përzgjedhje.
Bursistët nënshkruan kontratat edhe me partnerin tonë, BKT Kosova, ku u bënë pjesë e saj.
Fotot tjera pas pak.
Lista ➡ https://rb.gy/yfqmsh
#shpresatolimpike2025 #bursistet

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori Gerard McGurk, diplomat karriere në Shërbimin Diplomatik Britanik, është…