KOK-u për Ditën Botërore të Gazetarëve Sportivë: Faleminderit që jeni ura që lidh sportin me publikun!

02 korrik 2025 | 11:41

Komiteti Olimpik i Kosovës ka uruar gazetarët sportivë për 2 Korrikun – Ditën Botërore të Gazetarëve Sportivë.

KOK-u thotë se vlerëson lart punën dhe përkushtimin e gazetarëve sportivë, të cilët janë infuzioni dhe zëri i sportit tonë.

“KOK vazhdimisht ka vlerësuar dhe vlerëson lart punën dhe përkushtimin e gazetarëve sportivë, të cilët janë infuzioni dhe zëri i sportit tonë, duke e pasqyruar me profesionalizëm, pasion dhe korrektësi çdo sukses, sfidë e emocion nga arena vendore dhe ndërkombëtare. Faleminderit që jeni ura që lidh sportin me publikun!”, është thënë në urimin e KOK-ut.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten (nesër) me 3 korrik 2025, duke filluar nga…