
KOK-u përmes Akademisë Olimpike trajnon administratorët sportivë
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), përmes Akademisë Olimpike, organizoi për dy ditë kursin e radhës për administratorët sportivë, ku morën pjesë dhjetëra përfaqësues nga federatat e skijimit, boksit, gjimnastikës, triatlonit dhe aeronautikës.
Kursi u mbajt në Hotel Sirius në Prishtinë, me ligjërues: Drejtorin e Departamentit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Ibër Alaj (MEMOS XIX); anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, z. Stavri Bello; si dhe koordinatorin për edukim në Akademinë Olimpike, z. Fitim Arifi.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit u përgatitën në hartimin e planeve strategjike për organizatat sportive. Në përmbyllje, ata u pajisën me certifikata të lëshuara nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.