KOK-u publikon listën e 40 bursistëve të shpresave olimpike për vitin 2025

19 mars 2025 | 18:23

Komiteti Olimpik i Kosovës përmes dhënies së bursave të ndryshme edhe këtë vit do të vazhdojë mbështetjen për sportistët.

Kësaj radhe, Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, ka aprovuar listën e komisionit të sportit, për 40 bursistëve të “Shpresa Olimpike 2025”, të cilët do të përfitojnë bursa mujore direkt nga të hyrat e KOK-ut gjatë vitit 2025.

Bursistët iu takojnë 17 sporteve të ndryshme olimpike, ndërsa mbështetja për ta është në vlerë 150 euro në muaj. Kështu thuhet në njoftimin për medie nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Njoftimi i plotë:

KOK edhe këtë vit do të vazhdojë përkrahjen për sportistë përmes bursave “Shpresa Olimpike 2025”.

Janë gjithsej 40 sportistë (20 djem dhe 20 vajza) të rinj të cilët do të mbështeten me nga 150 euro në muaj për gjatë tërë vitit 2025.

Sportistët vijnë nga 17 federata të sporteve olimpike. 34 janë nga individualet dhe gjashtë nga ekiporet.

Lista është aprovuar nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, ndërsa përzgjedhja e bursistëve është bërë nga komisioni i sportit me kryesues nënpresidentin e KOK-ut, Musa Selimi. Propozimet janë bërë nga federatat.

Përzgjedhja është bërë bazuar në rezultatet e sportistëve gjatë vitit 2024, gjithë përfshirjen dhe barazinë gjinore.

#Bursat #shpresatolimpike2025

Në foto lista e plotë e bursistëve:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ka folur në konferencën për…