KOK-u rrit për 75 % përkrahjen për përgatitjen e sportistëve për Lojërat Mesdhetare

30 maj 2022 | 16:56

Kosova është duke u përgatitur për Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” të cilat prej 25 qershorit deri më 6 korrik 2022 mbahen në Oran të Algjerisë.

Kosova do të përfaqësohet me rreth 40 sportistë, me të cilët synon të kthehet me sa më shumë medalje. Për ta arritur këtë sukses Komiteti Olimpik i Kosovës e ka rritur mbështetjen për përgatitjen e sportistëve të cilët do t’i dërgojë në përgatitje jashtë vendit. Në krahasim me Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, mbështetja është rritur 75 për qind.

Federatat pritet që gjatë muajit qershor ta shfrytëzojnë këtë mundësi në mënyrë që drejt Oranit të udhëtojnë sa më të përgatitur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja shqiptare ka nisur që prej 26 majit grumbullimin dhe…