“Kokën lart për të”, Rozana Radi mbështet Gjestin pasi u rikthye në muzikë
30 janar 2026
| 22:21
Gjesti ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Memories”, duke shënuar kështu një rikthim të rëndësishëm në muzikë.
Kënga ka tërhequr vëmendje për emocionin që përcjell, ndërsa në rrjete sociale po përflitet se mund të jetë një dedikim për vëllain e tij të vogël, i cili nuk jeton më.
Pas publikimit, Gjesti ka marrë reagime të shumta dhe mbështetje nga ndjekësit, por edhe nga figura të njohura të ekranit. Mes tyre ka qenë edhe Rozana Radi, e cila i ka komentuar në Instagram me një mesazh prekës:
“E ke në anën e djathtë të zemrës. Kokën lart për të.”

Ky reagim u prit pozitivisht nga fansat, të cilët e konsideruan si një mbështetje të fortë për Gjestin në këtë moment emocional dhe në këtë hap të ri artistik.



