Kolaj vazhdon kontratën me Prishtinën

27 maj 2025 | 14:28

Fituesja e Kupës së Kosovës në futboll, Prishtina ka vazhduar bashkëpunimin me portierin Agron Kolaj. Ky i fundit do të jetë pjesë e kryeqytetasve edhe për dy vjet të tjera.

“Portieri Agron Kolaj ka rinovuar kontratën me klubin, duke vazhduar qëndrimin edhe për dy vite të tjera. Kolaj mbetet shtyllë e rëndësishme në mbrojtje dhe një pikë e fortë për skuadrën në sezonet që vijnë. 24-vjeçari ishte transferuar te Prishtina ne janar te vitit 2023, dhe me bardhë e kaltërit fituar dy kupa të Kosovës dhe një Superkupë”, ka njoftuar FC Prishtina.

/Epoka e re/  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci është duke u…