“Kolegji Biznesi” akreditohet dhe validohet për kualifikimin ‘Ekspert për Siguri dhe Shëndet në Punë‘

23 tetor 2025 | 20:06

Njoftohet publiku i gjerë dhe të gjithë të interesuarit se “Kolegji Biznesi”, ka marrë vendimin zyrtar për Akreditimin dhe Validimin e tij.

Ky akreditim i rëndësishëm vjen për periudhën tre (3) vjeçare, duke filluar nga data 6 tetor 2025 deri më 5 tetor 2028.

Kualifikimi i Akredituar:

• Emërtimi: Ekspert për Siguri dhe Shëndet në Punë

• Niveli: V sipas Kornizës Kombëtare Të Kualifikimeve (KKK)

• Kreditë: 9 Kredi

• Baza: Kualifikime Kombëtare Profesionale, (D)

Kjo certifikim i mundëson “Kolegjit Biznesi” të ofrojë një program cilësor dhe të njohur në nivel kombëtar, duke kontribuar në ngritjen e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë në vend.

Kapacitetet e Regjistrimit:

“Kolegji Biznesi” ka kapacitet të regjistrojë deri në 4 grupe gjatë një viti akademik.

Çdo grup mund të përbëhet nga deri në njëzet e tetë (28) kandidatë, duke e çuar numrin total të kandidatëve që mund të regjistrohen në një vit akademik deri në 112 kandidate.

Ky akreditim dëshmon angazhimin e “Kolegjit Biznesi” për të ofruar edukim profesional të lartë dhe për të përgatitur ekspertë të kualifikuar që do të plotësojnë nevojat e tregut të punës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agon Maliqi  Tani që çështja e Lindjes së Mesme u…