Kolegji Heimerer përfaqësohet në Horizon4Poland’25 në kuadër të bashkëpunimit me MAShTI dhe BE
Mbështetja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, si dhe e Bashkimit Evropian përmes iniciativës Widera.Net, ka mundësuar përfaqësimin e Kolegjit Heimerer në konferencën ndërkombëtare Horizon4Poland’25, të mbajtur më 18 nëntor në Muzeun e Historisë së Polonisë në Varshavë.
Kolegji u përfaqësua nga Dr. Sc. Shukrije Rama, e cila prezantoi profilin institucional të Kolegjit Heimerer, programet studimore, bashkëpunimet dhe mobilitetet Erasmus+ si dhe vizionin e Kolegjit për zhvillim akademik dhe qasje inovative në arsimin e lartë.
Konferenca mblodhi pjesëmarrës nga fusha e inovacionit, ndërmarrësisë, kërkimit shkencor dhe arsimit të lartë, duke krijuar një mjedis të gjerë për prezantime profesionale dhe diskutime mbi nismat e reja të partneritetit.
Pjesëmarrja e Kolegjit Heimerer në Horizon4Poland’25 përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimeve evropiane dhe në rritjen e prezencës së arsimit të lartë të Kosovës në iniciativat ndërkombëtare të inovacionit dhe kërkimit.




