Kolegji Heimerer pjesë e Konferencës Ndërkombëtare për SDG-të dhe Parimin e Kombeve të Bashkuara: No One Left Behind

30 prill 2025 | 20:35

Kolegji Heimerer po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Fuqizimi i Ndryshimit: Ndërtimi i një Marrëveshjeje të Drejtë dhe Gjithëpërfshirëse” në Bruksel, ku po diskutohen mënyrat për të siguruar një tranzicion të drejtë dhe të qëndrueshëm, duke respektuar parimin “Të mos lëmë askënd pas” (No One Left Behind).

Në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësues të universiteteve, instituteve kërkimore dhe organizatave të ndryshme evropiane për të theksuar përfshirjen e grupeve të margjinalizuara në proceset e zhvillimit të qëndrueshëm.

Dr. Sc. Shukrije Rama, përfaqësuese e Kolegjit Heimerer, ndau përvojën dhe angazhimin e institucioneve të arsimit të lartë nga Kosova për të mbështetur zhvillimin e politikave që adresojnë pabarazitë sociale dhe mjedisore.

Konferenca përfshiu sesione për mësimin dhe hulumtimin nga ana e grupeve të margjinalizuara, inovacionin dhe ndikimin e tij, dhe ndryshimin e sjelljes përmes bashkëpunimit për një të ardhme të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Pjesëmarrja e Kolegji Heimerer thekson angazhimin për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) dhe një të ardhme më të drejtë për të gjithë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka konfirmuar për Klankosova.tv se…