Kolegji ‘ISP’ dhe ‘Mehmet Akif’ ndihmojnë familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri

04 dhjetor 2019 | 19:44

Nxënësit e shkollës “ISP” në bashkëpunim me nxënësit e shkollave “Mehmet Akif” në Lipjan, Prizren dhe Gjakovë, mblodhën fonde dhe ndihma për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti që ndodhi në Shqipëri.

Ndihmën dhe kontributin e tyre e dhanë gjithashtu dhe prindërit e këtyre nxënësve në bashkëpunim me “Këshillin e Prindërve” që është në shkollën ISP.

Ditën e diel me dt. 01.12.2019 prindër, drejtorë dhe mësues të këtyre shkollave u nisën drejt Shqipërisë për shpërndarjen e këtyre ndihmave dhe gjithashtu për të ndarë sadopak këtë dhimbje me atdhetarët e tyre.

Njëri prej prindërve nga Gjakova ofroi kamion për transportin e këtyre ndihmave.

Takimi me këta persona dhe gjendja e tyre i preku të gjithë.

Anëtarët e këshillit të prindërve, ftuan në Prishtinë njërën nga familjet e cila u ishte shkatërruar shtëpia në këtë fatkeqësi. Ata i premtuan kësaj familje strehim dhe të gjitha shpenzimet për kohën që do të qëndrojnë këtu. Disa nga shkollat tona ofruan ndjekjen e shkollimit për dy fëmijët nga kjo familje.

Klubi i bamirësisë vazhdon akoma aktivitetin e grumbullimit të ndihmave për këto familje.

Të gjithë shpresojmë që çdo gjë të ketë mbaruar dhe të bëhet edhe më mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muhabi Ismajli ka tre fëmijë të cilët vijojnë mësimin në…