
Kollapsimi i KEK-ut, Miftaraj: Ministrja Rizvanolli duhet të jap dorëheqje
20 qershor 2025
| 14:39
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka komentuar lajmin që KEK-u nuk është duke prodhuar fare energji elektrike.
Ai theksuar se nëse kjo është e vërtetë ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duhet të jap dorëheqje.
Miftaraj ka shkruar në “Facebook” se kjo do të ishte minimumi çka do të mund të bënte ajo.
“Lajm tepër i keq për qytetarët. Parajsë financiare për tregtarët e rrymës nga pushteti. Ministre Rizvanolli nëse kjo ndodh, nesër në ora 8 në mëngjes ofrimi i dorëheqjes do ishte minimumi nëse ke pak etikë dhe integritet”, ka shkruar Miftaraj.