Kollçaku: Jam kandidate për presidente
03 prill 2026
| 13:42
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mullhaxha – Kollçaku, ka thënë se vazhdon të jetë kandidate për presidente.
Në një përgjigje për “RTV21”, deputetja Mullhaxha – Kollçaku e la të hapur mundësinë që, nëse arrihet marrëveshje politike, të heqë dorë nga kandidatura.
“Deri tani jam, por jemi në pritje të opozitës se çfarë do të na propozojë. Krejt çka është në të mirë të Kosovës”, ka thënë Kollçaku.



