Kolona në disa pika kufitare, më të gjatat te Dheu i Bardhë dhe Merdar

08 gusht 2025 | 08:27

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar bën të ditur se pritjet në kufi po vazhdojnë të jenë të menaxhueshme në shumicën e vendkalimeve, por në Dheun e Bardhë dhe Merdarë janë shënuar vonesa të konsiderueshme për automjete.

Në Bërnjak qarkullimi është i lehtë si për hyrje ashtu edhe për dalje. Automjetet dhe kamionët presin vetëm 3-5 minuta, pa kolona.

Derisa tel Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë rritur ndjeshëm, me kohë mesatare prej 90 minutash për automjete dhe kolonë rreth 800 metra. Në hyrje, pritjet janë vetëm 5 minuta.

Në Merdarë ka vonesa të konsiderueshme në dalje për automjetet, me kohë pritjeje 15-20 minuta dhe kolonë 150 metra. Në hyrje pritja është 3-5 minuta.

Ndërsa në Jarinje hyrja për automjetet është më e ngarkuara pas Dheut të Bardhë, me pritje 10-15 minuta, ndërsa në dalje koha bie në 5 minuta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E bekuar me një klimë mesdhetare dhe temperatura të ngrohta…