Kolonel Avdi Raci i bashkohet AAK-së

27 nëntor 2025 | 13:02

“Sot familjes së madhe të AAK-së iu bashkua edhe Kolonel Avdi Raci. Avdiu, si oficer me përvojë të jashtëzakonshme që shërbeu në Ushtrinë e Kosovës si udhëheqës i shumë dikastereve, do të jetë një përfaqësues i denjë i popullit dhe vlerave universale të kombit tonë.

Ai ishte ndër themeluesit e UÇK-së dhe po ashtu ishte pothuajse në çdo betejë që kaloi kombi ynë në luftën e fundit. Avdiu, bashkë me vëllezërit e tij, ishin krah i fortë i shumë heronjve e luftëtarëve në beteja.

Rrugëtimi i ri i tij është një sfidë e re për t’i kontribuar vendit dhe popullit tonë.

Suksese Gjeneral Avdi Raci!”, ka shkruar Daut Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme pritet të ndajë…