Kolonel Avdyl Mushkolaj: Historia nuk duhet t’i harrojë ata që sollën lirinë!

16 qershor 2025 | 13:19

Një fragment nga një histori e vërtetë që të drithëron – nga Batalioni Gardist “Shkëlzen Haradinaj”, i udhëhequr nga Komandant Abdyl Mushkolaj. “Pa ditët e çlirimit, do të na mungonin edhe shumë data të tjera…”

“Pranverë e ftohtë dhe e përgjakshme, shumë beteja, shumë rënie të bashkëluftëtarëve më të mirë – atyre që ishin në vijat e para që nga dita e parë. Por ne nuk u dorëzuam. Ne morëm hak për djemtë tanë, për bijtë dhe bijat e kësaj toke të robëruar me shekuj…”, rrëfen Kolonel Avdyl Mushkolaj. Në këtë rrëfim të fuqishëm, Koloneli Mushkolaj kujton momentin kur më 16 qershor 1999, me urdhër të Komandant Ramush Haradinajt, mori përgjegjësinë për rendin dhe sigurinë në qytetin e Deçanit dhe rrethinës së tij.

Lexoni rrëfimin e plotë të Kolonel Avdyl Mushkolajt:

14 qershor 1999 Batalioni Gardist “Shkëlzen Haradinaj” po luftonte me forcat serbe në fshatin Ratish, konkretisht në pikat 13 dhe 15, vetëm kanali me uji i ndante luftime. Në këto dy pika ishte luftuar me javë te tëra ishte tejet e vështir të përballohen duke pas parasysh pozicionet tona dhe te forcave serbe si dhe armatimin e tyre por nuk u dorëzuam ..

-Me 3 Prill në luftime të ashpra në ketë pikë kishte rënë Heroi i Kombit, Eprori i Gardës Artan Mehmetaj e ne duhet të merrnim hakun.

-Me 14 qershor në mbrëmje dëgjoheshin zhurma të mëdha të forcave serbe duke u tërhequr nga pozicionet e tyre e qe ishin aq afër nesh por ajo zhurmë le te kuptohet se ishte armatim tepër i rënd dhe po largoheshin me gjithçka që kishin përgjithmonë nga vendi ynë dhe te turpëruar me humbjen.

-Me 15 qershor 1999 – Ushtarët e Gardës, vazhdonin të qëndronin në pozicionet e tyre në gjendje gatishmërie duke qenë ne vëzhgim te pikave si ç’do ditë, ishte një ditë e qet pa luftime por për ne ishte si ditët tjera, sepse armikut kurrë si zihet besë, ishim të gatshëm për t’i mbrojtur pikat më çdo kusht.

-16 qershor 1999 –duket se do ishte pak më ndryshe si ditët tjera, ani pse për ne ishte ditë lufte secili nga Ushtarët e Gradës kishte detyrat dhe pozicionet e veta, vazhdonim t’i mbanin pikat në gatishmëri.

Ora 10:30, ushtari i Gardës Masar Ferizi, ma sjellë një letër nga Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj, nuk e mendoja fare së çfarë ishte por kur e hapi e lexova dhe në të shkruante:

URDHËRESË:

Urdhëroi – Komandantin e Batalionit të III-të Gardist, eprorin Abdyl Mushkolaj qe të marr në përgjegjësi rendin dhe sigurinë në qytetin e Deçanit me rrethinë.

Ndjenje e pa përshkrua u shtanga, kisha të drejtë, i pash ne sy të gjithë ushtaret një nga një dhe u dhashë komandën për rreshtim, ju lexova URDHËRESËN, ashtu sikurse unë edhe ata mbeten të habitur për një moment e si të mos habitemi ku dy ditë me parë  kishim zhvilluar beteja të ashpra, ndërsa sot marrim një urdhër që të marrim nëne kontroll qytetin dhe fshatrat e Deçanit. Urdhërova që brenda gjysmë ore te gjithë ushtarët e Gardës të nisemi drejt qytetit duke marr armatimin dhe të gjitha pajisjet me vete.

-Para nisjes të gjithë ushtaret i rreshtova duke ju bërë me dije se duhet të jem në gjendje gatishmërie, ne rresht duke ecur ju duhet te mbani largësinë mes vete, sa më shumë duhet t’i përcillni dritaret e shtëpive, po ashtu të banesave, sepse ende e kishim atë ndjenjën e përzier se çfarë do të ndodh kur do të afrohemi afër qytetit.

-Dhe e nisem rrugëtimin tonë nga fshati Ratishë, ku ishim të pozicionuar, përshkojmë rrugën përgjatë fshatrave Pozhar, Kodrali, një rrugë e drejtë por e gjatë. Ndonëse ishte koha e nxehtë ne ndaleshim gjatë rrugës për të pushuar dhe në vazhdimësi na përcillte ndjenja se si do duket qyteti të cilin kishte kohë që se kishim pa a do të takonim ndonjë njeri atje….

-Dhe sa më afër qe vinim emocionet shtoheshin, përgjatë rrugës kishte bagëti te vrava, lopë, kuaj, qenë, shtëpi të rrënuara të djegura deri ne themel, makina të djegura, gjithçka ishte e shkatërruar.

Me ndjenja te përziera me një emocion që nuk din as me përshkruar me fjalë arritëm tek rruga e kanalit që te lidh më qytetin e Deçanit, përgjatë kësaj rrugë që të shpije kah qendra nga larg u verën disa tanke që nuk e dinim se te kujt janë por ndjenja që te jem ne qendër sa më par nuk na ndaloi.

-Deçani ynë po digjej i teri ishte mbuluar nga tymi i zi që dukej si një re e zezë, forcat serbe në largim e sipër kishin djegur gjithçka, digjej flak Stacioni i Policisë, pothuajse ishte djegur pjesa më e madhe në qytet nuk vërehej ndonjë shtëpi me çati të gjitha ishin djegur më herët ose vazhdonin të digjeshin far ndjenje..

Për një moment i ndalova ushtarët e Gardës, i paralajmërove se duhet të mbani distancë me njeri tjetrin, akoma nuk jemi te sigurt, vëzhgoni nga të gjitha anët dhe kështu të rreshtuar do të nisim këngën “BESA-BESË, BESEN TA KAM DHANË PËR KOSOVË JETËN KEM ME DHANË” një këngë qe na kishte dhen motiv sa here qe kishim kënduar pas përfundimit te betejave e sot ishte krejt më ndryshe.

-Rreshti i gjatë i ushtarëve vazhdonte këngën në një qytet tërësisht të rrënuar derisa po i afroheshim qendrës tashmë dallohej edhe flamuri i vendosur në tankun dhe blindat e KFOR-it Italian.

Në qendër të qytetit kishte mbetur pa u rrënuar “Hotel Turist” e bashkë më Gardën ne vendosem Flamurin Kombëtar, duke kënduar edhe HIMNIN KOMBËTAR, me aq fuqi sa kishim e ky himn ishte një sinjal i mirë për ata pak banor që kishin mbet në Deçan, të cilët sapo e dëgjuan himnin filluan të dalin të afrohen në qendër të qytetit, nuk ishin shumë në masë përafërsisht 30-40 qytetar të cilët mes lotëve na u hodhën në përqafim për ata ishte si një film, si një ëndërr si një përshkrim i një legjende ata nuk e besonin as vet se si kanë mbetur gjallë dhe po i përqafonin fëmijët e tyre, vëllezërit ushtarë të UÇK-së  duke brohoritur nga gëzimi UÇK-UÇK …

Deri ne ato momente qytetaret nuk ishin takuar as me KFORIN, ndërsa  ata vetëm vëzhgonin çdo lëvizje tonën …

-Ora tashmë kishte kaluar 16:30.. Ne ishim ne mes të qytetit ne vendin tonë tashmë të  Lirë por te rrënuar , të djegur me shumë shokë të vrarë por me moral të lart për te ecur tutje.

Emocion  i pa përshkruar, sa kohë kishim ëndërruar qe në mes të qytetit të valonte flamuri Kuq e Zi, ai tashmë po valonte por qyteti ishte shndërruar në një gërmadhë, shtëpi të djegura, kulla të rrënuara, shtylla eklektike të rena në toke, uji i pijes kishte plasur pothuajse në të gjitha anët, shtëpitë e rrënuara kishin bllokuar rrugën edhe për qarkullim me një fjalë ishte shndërruar në një qytet fantazmë, duket se edhe zogjtë kishin ikur dhe nuk ciceronin më.

-E ne ecnim në detyrën tonë në misionin tonë qe na ishte besuar, ecim përgjatë rrugës së vjetër të qytetit për të gjetur një shtëpi që sadopak do na i plotësonte kushtet për tu vendosur, mbërritëm tek lagjja Mushkolaj, të gjitha shtëpitë e rrënuara edhe kulla e babës ishte rrënuar vetëm, ogjaku kishte mbetur, kaluam në lagjen Osaj, aty takuam disa pleq të cilët nuk e besonin se po na shihnin të gjallë me lot na përqafuan dhe na siguruan uji për pije, pak ushqim që të paktë e kishin edhe për vete, e kështu i kontrolluam të gjitha lagjet e qytetit dhe nuk gjetëm asnjë shtëpi në të cilën mund të vendoseshim të gjitha ishin të rrënuara dhe prapë në kthehem në qendër të qytetit.

-Aty e gjejmë një lokal që quhej “Çakorr” në të cilin më gjasë kishin qëndruar forcat serbe dhe nuk e kishin djeg në largim e sipër aty u vendosem, në katin e parë ndërtuam zyrat në të dytin vendet për të fjetur ushtaret.

Ushtarët të gatshëm në detyrë në mision por tashmë krejt ndryshëm, bënin luftë në paqe që të shuanim zjarret në shtëpi që digjeshin pa ndal, pastaj në Stacionin Policor, pastruan qendrën e qytetit e aq sa kishin mundësi dhe mbyllem një dit aq sa te lodhshme por edhe me emocione të pa përshkruara, ishim kthyer ne qytet aty tashmë flitej shqip mbi gërmadha, rënkonin plagët, mungonin shokët bashkëluftëtar, na mungonin familjaret qe ishin dëbuar me dhunë por ishim të Lirë…

-Me 17 qershor 1999, mëngjesi na gjen ne qytet, pa krisma pa vija fronti, i ndava detyrat për ushtarët e Gardës, dikush nga ta duhet të bënte roje, dikush duhet të vazhdonte aksionin e pastrimit, e sa e sa punë tjera na prisnin për rimëkëmbje dhe fillim te një jete te re.

Pas ndarjes se detyrave takova Muhamet Ferizin, tashmë i ndjerë familjare i 4 dëshmoreve të Kombit dhe bashkëluftëtar i yni, ati i caktova detyrën që ta funksionalizoj rrjetin elektrik, të ndërpres rrymën ku rrezikohet jeta e njerëzve, ai mori me vete disa shokë bashkëluftëtar dhe filloi punën, e kishte detyrë dhe kishte punuar edhe me herët ne elektrifikim.

Po ne të njëjtën ditë e takova Binak Kuçin, ai ishte udhëheqës i ujësjellësit në Deçan, mbase kryente ketë pune posedonte edhe një depo me mjete pune që për fat i kishin shpëtuar nder te tjera i thashë: “Baca Binak, merri ushtaret e mi fillo me punën mbyllni pusetet e krijoni mundësi njerëzve te kenë uji te pijes  sepse nga shpërthimet uji po rrjedhtë kudo”, me kënaqësi e pranoi detyrën.

Ne qendër ekzistonte një furrë buke e cila ishte djegur pjesërisht, bashkë më ushtaret e Gardës e mbuluam më një llastik dhe filluam me përgatitjen e bukës.

Në qendër “Hotel Turisti’’ i kishte shpëtuar djegies pasi aty ishin vendosur forcat serbe dhe paramilitaret. Ketë sipërfaqe e pastruam bashkë më ushtaret dhe filluam me përgatitjen e ushqimit me ato pak kushte qe kishim filluam të ushqeheshim bashkë më ata pak banor që kishin mbetur në Deçan dhe e mbyllem edhe një ditë me shumë punë ne qytetin tonë te Lirë.

-Me 18 qershor 1999 –Ushtarët e Batalionit Gardist, morën detyrë që një pjesë të kujdeseshin për banoret  që do të kthehen nga Shqipëria për t’i regjistruar dhe ndihmuar në vendosjen e tyre duke u kujdesur në deminimin e minave të vendosura apo edhe ndonjë mjeti shpërthimi që kishte mbetur.

Dhe kështu zyra e Batalionit Gardist, filloi të vizitohej nga disa shoqata humanitare ata donin të dinin më tepër për kthimin e qytetarëve  dhe për të mbajtur shënim ne bashkëpunim më Ushtaret e Gardës shpesh edhe ju dilnin ne ndihmë.

Dhe kështu çdo dit e drejt krijimit të kushteve minimale për jetës, pikërisht me dt.18 qershor 1999, arritëm që ta aktivizojmë edhe pompën e benzinës ku dhe e kishim në mbikëqyrje secili qytetar qe kishte nevojë furnizohej pa pagës me derivate.

Kështu pjesa tjetër e ushtarëve vazhdonte me pastrim e rrugëve me largimin e gërmadhave dhe filloi te frymonte jeta në qytetin tonë të shkatërruar.

Zyra e Gardës, ishte e hapur 24/7 në vazhdimësi banoret që ktheheshin vinin për urime, secili nga ta kishte një histori në vete e kur takoheshim secili qante nga gëzimi sa emocion.

Shoqatat humanitare bënin punën e tyre, vazhdonin te rriteshin por edhe ushtaret e Gardës, bënin dy fish punë duke i qëndruar afër secilit qytetar që kërkonte ndihme, gradualisht filloi edhe bashkëpunimi mes Batalionit Gardist dhe KFOR-it.

Kështu gradualisht po nis të ndërtohet një jetë e re mbi gërmadha pas çlirimit dhe Liria e një populli është me e shtrenjte dhe shenjet sa vet jeta.

16 qershori vazhdon të mbetet data me e rëndësishme e një populli të robëruar.

Pa ditët e çlirimit do të na mungonin data tjera.

Lavdia u takon atyre që ranë ne fushën e nderit dhe atyre që luftuan krah për krah me dëshmorët.

(Prandaj kjo pjesë e shkëputur nga një histori e jetuar nga një ngjarje që të drithëron nga Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj” e udhëhequr nga Komandant Abdyl Mushkolaj, dhe shumë ngjarje tjera duhet te shënohen në libra të mbesin si një testament i gjallë për brezat që vijnë se kush hyri për herë të parë në qytet dhe si u ndie aroma e Lirisë….).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka filluar me sukses paraqitjen e…