
Kolonel Lumni Graishta: Falënderim qytetarëve dhe nderim i përjetshëm për heronjtë e Policisë së Kosovës
Kolonel Lumni Graishta falënderon qytetarët e Kosovës për mbështetjen, respektin dhe bashkëpunimin, si dhe kujton e nderon të gjithë heronjtë e rënë në krye të detyrës në Policinë e Kosovës. Këto urime, kolonel Graishta i ka bërë me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.
Njoftimi i plotë:
“Sot, në 26-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, përveç falënderimit të pafund për qytetarët e vendit tonë për mbështetjen, respektin dhe bashkëpunimin, kujtojmë e nderojmë të gjithë heronjtë e rënë në krye të detyrës. Ata janë më meritorët, më të devotshmit dhe më të lartët në hierarkinë, në ngritjen dhe në vlerat e shoqërisë sonë.
Nder e lavdi e përjetshme për të gjithë ata që, me çmimin e jetës së tyre, bënë të mundur lirinë dhe sigurinë tonë!”