Kolonel Muharrem Mahmutaj publikon fotografi nga arkiva e vitit 1999

03 tetor 2025 | 23:21

Ish-ushtari i UÇK-së, Kolonel Muharrem Mahmutaj, përmes llogarisë së tij në “Facebook”, ka publikuar një fotografi nga arkivi i vitit 1999. Në këtë foto shihet diplomati amerikan Jack Covey, ish-zëvendësadministrator i UNMIK-ut, i cili së fundi ka dëshmuar në Gjykatën Speciale si dëshmitar i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në postimin e tij, Mahmutaj shkruan: “Një foto e përbashkët partnerësh në ndërtimin e paqes dhe sigurisë, pas një darke pune. I pari nga e majta, diplomati amerikan Jack Covey, ish-zëvendësadministrator i UNMIK-ut që po dëshmon në Gjykatën Speciale si dëshmitar i mbrojtjes, Gjeneral Agim Çeku, ish-kryeadministratori i UNMIK-ut Bernard Kouchner, Gjeneral Sylejman Selimi, Gjeneral Kadri Kastrati, ish-zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjenerali francez Jean Claude Thomann, dhe unë, në fund.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka reaguar me ashpërsi pas…