Koloneli Lumni Graishta me mesazh uniteti pas deklaratës së Qumilit: “Urime ditëlindjen, vëlla Kristë Gjokaj”

22 mars 2026 | 19:32

Humoristi gjakovar, Sevdai Radogoshi – i njohur si “Qumili”, gjatë një paraqitjeje televizive ka folur edhe për një çështje të mëhershme familjare, duke theksuar se përgjegjësitë për rastin i takojnë institucioneve të drejtësisë.

Gjatë intervistës, ai ka bërë një referencë ndaj ish-komandantit të policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj, duke e përshkruar si “komandanti katolik”, pa ia përmendur emrin drejtpërdrejt.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar vetë Gjokaj, i cili ka theksuar rëndësinë e shmangies së ndarjeve fetare në diskursin publik. “Komandanti nuk identifikohet me katolik e musliman. Unë jam bash shqiptar me fis Merturi sikur që jeni edhe ju. Megjithatë, faleminderit shumë”, ka shkruar ai, duke përcjellë një mesazh qetësues dhe gjithëpërfshirës.

Në një frymë pozitive dhe bashkuese, komandanti rajonal i policisë në Gjakovë, kolonel Lumni Graishta, i është bashkuar reagimeve me një urim të thjeshtë dhe vëllazëror: “Kristë Gjokaj, urime ditëlindjen vëlla”.

Ky zhvillim vë në pah rëndësinë e përdorimit të gjuhës që nxit respekt dhe unitet, duke treguar se përtej dallimeve, mesazhet njerëzore dhe profesionale mbeten thelbësore për një shoqëri të shëndetshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëtarët që frekuentojnë linjën Kosovë – Austri do të përballen…